CBM po vazhdon me takimet me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të rinj nga Mitrovica e Jugut dhe e Veriut. Gjatë takimit, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe të rinjtë ndanë përvojat e tyre mbi punën që po zhvillojnë në të mirë të komunitetit, sfidat me të cilat përballen dhe planet për pjesën e mbetur të vitit. Të rinjtë pjesëmarrës prezantuan gjithashtu ide dhe aktivitete që janë realizuar me iniciativën e tyre dhe me mbështetjen e CBM. Një nga pikat kryesore të diskutimit ishte ideja për një aktivitet të përbashkët midis të rinjve dhe organizatave REC, Së Bashku dhe Handikos, me fokus në kujdesin për mjedisin dhe ndërgjegjësimin për mirëmbajtjen e tij. Kjo iniciativë ishte një ndër shumë idetë e vlefshme të ndara gjatë takimit, i cili shërbeu si një hapësirë e rëndësishme për bashkëpunim, shkëmbim përvojash dhe forcim të lidhjeve ndërmjet të rinjve dhe organizatave të shoqërisë civile.
