OSBE dhe CBM Prezantuanë Kuadrin e Ri Ligjor për të Rinjtë dhe Këshillat Lokale të të Rinjtë

Më 10 dhjetor, Misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Community Building Mitrovica (CBM) mbajti një punëtori informuese ku u prezantua korniza e re ligjore për rininë dhe roli i Këshillave Rinorë Lokalë sipas Rregullores nr. 09/2024.

Përfaqësues të OJQ-ve rinore dhe aktivistë nga Mitrovica e Jugut dhe Veriut treguan interes të madh për legjislacionin e ri dhe morën udhëzime të detajuara nga ekspertët për rini të OSBE-së dhe MKRS.

Misioni i OSBE-së në Kosovë, së bashku me CBM-në, konfirmojnë mbështetjen e tyre të vazhdueshme për fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e strukturave rinore në komuna, duke i ndihmuar ata të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes lokale.

Transformimi i jetës në komunitetin tonë

Bashkohu me ne

Transformimi i jetës në komunitetin tonë