Tregimi i Historive në formën e një podcast – Mevlude Skuroshi

Tregimi i Historive në formën e një podcast – Mevlude Skuroshi

 Aktiviteti i Pajtimit dhe Transformimit të Konflikteve po vazhdon të japë kontributin e tij në procesin e ndërtimit të paqes dhe të ndihmojë në nxitjen e pajtimit. Brenda aktiviteteve të shumta të RCT, komponenti i tregimit të historive mbetet një nga mënyrat më unike dhe më të arritshme për të mbledhur njerëz nga komunitete të ndryshme për të ndarë dhe dëgjuar historitë e njëri-tjetrit.

Brenda këtij komponenti, ne po gjirojmë podkaste si pjesë e tregimit të historive, duke sjellë më afër histori të njerëzve të komuniteteve të ndryshme që do t’i frymëzojnë njerëzit për të shkuar një hap më tej në procesin e pajtimit dhe ndërtimit të paqes.

Për podkastin tonë të parë këtë vit, patëm kënaqësinë të kishim të ftuar Mevlude Skuroshin, aktiviste lokale për të drejtat e njeriut dhe mjedisit. Ajo është rritur në Mitrovicën e Jugut. Megjithatë, ajo ishte gjithmonë e intriguar nga “veriu mistik”. Mev punon si Koordinatore Programi në GAIA, gjë që i mundësoi asaj të punojë me të gjitha komunitetet, duke përfshirë komunitetin serb të Kosovës. GAIA u themelua në vitin 2010 në Plemetinë, Kosovë si dega zyrtare e Shërbimit Civil Ndërkombëtar (SCI), e cila është një nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare vullnetare e themeluar në vitin 1920, e dedikuar për promovimin e kulturës së paqes përmes organizimit dhe koordinimit të projekteve vullnetare në mbarë botën. Ajo ndau historinë e saj të aktivizmit dhe entuziazmit shumëvjeçar për të bërë një ndikim në mbarë Kosovën. Pjesa më e madhe e punës së saj në sektorin e shoqërisë civile ishte fokusuar në punën me të gjitha komunitetet në Kosovë përmes promovimit të marrëdhënieve të mira ndëretnike, me synimin për të arritur drejtësi sociale duke e bërë të dukshme padrejtësinë dhe diskriminimin sistematik dhe duke fuqizuar komunitetet e cenueshme dhe të margjinalizuara dhe duke ofruar mundësi të barabarta.

Ajo ndau me ne këndvështrimin e saj sesi e sheh procesin e pajtimit dhe siç u shpreh, “Nevoja për t’u bashkuar kundër diçkaje është ajo që i bashkon njerëzit, ndonjëherë interesi i përbashkët i bashkon njerëzit dhe jo vetëm ai financiar apo muzika, kultura, arti, ashtu si të gjithë njerëzit në botë, ne thjesht duhet të gjejmë një “armik” e them me thonjëza ose një dashni të përbashkët”. Vlen të përmendet edhe iniciativa që Mevlude së bashku me shumë aktivistë të tjerë të komuniteteve të ndryshme janë përfshirë në mbrojtjen e mjedisit lidhur me procesin e dhënies së lejes ujore për hidrocentralin “Brezovica” në Komunën e Shtërpcës. Së bashku me GAIA dhe një organizatë tjetër lokale, Mevlude arriti të përshëndesë një fitore të madhe pasi Gjykata Supreme pezulloi lejen e ujit të një hidrocentrali në këtë komunë.

Një nga shumë programet që Mev është përgjegjës është Hapsina Sociale për Dekonstruksion. Sipas Mev, Hapsina Sociale për Dekonstruksion ofron ngjarje dhe aktivitete alternative në Mitrovicë. Nëpërmjet diskutimeve, punëtorive dhe ngjarjeve kulturore, kjo nismë synon të krijojë një hapësirë ​​të sigurt që do të ndezë kureshtjen dhe do të sfidojë stereotipet. E drejtuar nga vullnetarë, hapësira sociale është e hapur për të gjithë dhe shpesh vizitohet nga të rinjtë nga pjesa veriore e Mitrovicës. Mev thotë gjithashtu se në Hapsinën Sociale për Dekonstruksion ata sfidojnë gjithmonë mendësi, stereotipe dhe këmbëngulin për të menduarit kritik. Ideja është që të ofrohet mundësia për të vënë në dyshim realitetet e imponuara duke zbuluar perspektiva të tjera gjatë takimit me njerëz nga komunitete të ndryshme.

Mesazhi i saj frymëzues për njerëzit në lidhje me pajtimin dhe bashkëpunimin mes komuniteteve ishte “të “zhveshemi” nga gjërat që dimë, të zbërthejmë të vërtetën dhe të hulumtojmë, të jemi skeptikë, kureshtarë sa më shumë që të jetë e mundur dhe të mos ndalemi kurrë, dhe mendoj se mënyra më e mirë është të gjesh dhimbjen dhe dashurinë e përbashkët”.

Ky ishte vetëm episodi i parë serisë së podkasteve si pjesë e komponentit të tregimit të historive të Aktivitetit të Pajtimit dhe Transformimit të Konflikteve, do të kemi podkaste të tjera me histori frymëzuese dhe pozitive mbi procesin e pajtimit dhe ndërtimit të besimit në Kosovë.

Kjo ngjarje ishte pjesë e Aktivitetit të Pajtimit dhe Transformimit të Konflikteve, implementuar nga Community Building Mitrovica dhe partnerët New Social Initiative dhe Youth Initiative for Human Rights – Kosovë, dhe e mbështetur nga populli amerikan përmes USAID-it në Kosovë.

Transformimi i jetës në komunitetin tonë