Thirrje për Kampin Rinor të Paqës

Thirrje për Kampin Rinor të Paqës

Dëshironi të punoni së bashku me të rinj/reja nga komunitete të ndryshme?

A doni të kontribuoni në krijimin e një shoqërie më të mirë dhe të sigurtë për të gjithë?

Aktiviteti për Pajtimin dhe Transformimin e Konflikteve fton të gjithë të rinjtë e interesuar nga rajoni i Gjilanit që të aplikojnë në trajnimin në Javën e Rinore të Paqes..

Aktiviteti “Kampi rinor i paqes”, do të ofrojë mundësinë që 20 të rinj e të reja nga komunitete të ndryshme të rajonit të Gjilanit të jenë pjesë e një trajnimi interaktiv dhe kreativ tre ditor rreth drejtësisë tranzicionale dhe pajtimit, ku të rinjtë do të kenë mundësi të shoqërohen dhe të shkëmbejnë përvoja, njohuri dhe pjesë të kulturës së tyre.

Në fund të trajnimit, të rinjtë do të sjellin një ide për të organizuar një aksion rrugor për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e të jetuarit së bashku në një mjedis të sigurt dhe gjithëpërfshirës për të gjithë.

Ky aktivitet rezidencial do të mbahet në Gjilan nga 4-6 gusht 2022.

Të gjitha shpenzimet e transportit dhe ushqimit janë të mbuluara nga organizatori.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet do të certifikohen.

Ju mund të aplikoni duke plotësuar këtë formë: https://forms.gle/2Bq9jGTAZuuDJGTf9

Aplikimi është i hapur deri më 31 korrik 2022.

Kjo ngjarje është pjesë e Aktivitetit të Pajtimit dhe Transformimit të Konflikteve, të implementuar nga Community Building Mitrovica dhe partnerët NSI dhe YIHR KS dhe të mbështetur nga populli amerikan përmes USAID-it në Kosovë.

Transformimi i jetës në komunitetin tonë