Meqë Dita e Tokës, e cila shënohet më 22 prill po afrohet, ju ftojmë ta shënojmë bashkë këtë ditë nën moton “Ruaje planetin”.
Aksioni fillon më 19 Prill dhe do të zgjasë gjatë gjithë javës. Është organizuar nga OJQ CBM, me partnerët Youth Initiative for Human Rights- Kosovo dhe Nisma e Re Sociale, si pjesë e aktivitetit Pajtimi dhe Transformimi i Konfliktit i mbështetur nga populli amerikan përmes USAID -it në Kosovë.
Si pjesë e aksionit, midis 19 dhe 22 prillit, 12 pemë do t’i dhurohen 7 komunave në rajonin e Mitrovicës – një kontribut modest, një pasqyrim simbolik i rëndësisë së çështjeve mjedisore. Pemët do të mbillen nga një grup joformal i qytetarëve nga 7 komunat e rajonit të Mitrovicës. Vendndodhjet ku do të mbillen pemët u përcaktuan në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe orari i mbjelljes është si më poshtë:
19 prill – mbjellja në Leposaviq dhe Zveçan
20 prill – mbjellja në Zubin Potok,
21 prill – mbjellja në Vushtrri dhe Skenderaj
22 prill – mbjellja në Mitrovicën Jugore dhe atë Veriore
Të enjten, më 22 prill, një panel diskutimi është planifikuar gjithashtu së bashku me ceremoninë për të shënuar Ditën e Tokës. Të gjithë të pranishmit do të kenë mundësinë të dëgjojnë shqetësimet më të rëndësishme në lidhje me çështjet mjedisore nga:
Java e aktivizmit u planifikua në konsultim me rrethin e kohezionit në një punëtori të organizuar muajin e kaluar. Lexoni për këtë në Puntoria e Rrethit të Kohezionit: Paraqitja e planeve për nismën “Ruaje Planetin” (hyperlink).
Për t’u bashkuar me ne, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit në këtë link: https://cutt.ly/avhMOel