
Kampi Rinor i Paqës është pjesë e aktivitetit të Pajtimit dhe Transformimit të Konfliktit (RCT) dhe synon të adresojë nevojat aktuale të pajtimit ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në Kosovë në nivel individual, të komunitetit dhe atë institucional. Ne punojmë duke ndërtuar vetëdijen personale dhe kolektive mbi nevojën për të transformuar të kuptuarit e të tjerëve, duke i dhënë përparësi vlerave dhe qasjes së përbashkëta dhe duke e transformuar bashkëjetesën në kohezion social.
Kampi Rinor i Paqes do të mbahet nga data 2 gusht deri më 4 gusht në hotelin Lakeside, Verrmice.
Kampi Rinor i Paqes organizohet për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, e cila datë shenohet me 12 gusht 2023.
Ky kamp 3-ditor do të përfshijë tema/aktivitete diskutimi si:
1. Dialogu ndërkulturor
2. Konflikti dhe transformimi i konfliktit
3. Pajtimi
4. Ndërtimi i paqes
Ky aktivitet do të zhvillohet në gjuhën angleze.
Afati i fundit për aplikim: 26 korrik 2023.
Aplikoni tani: https://forms.gle/XS8rLUNkZ76m6HHt5
Ne mezi presim të marrim aplikimet tuaja dhe t’ju mirëpresim në Kampin Rinor të Paqës.
Kjo ngjarje është pjesë e Aktivitetit të Pajtimit dhe Transformimit të Konflikteve, i zbatuar nga Community Building Mitrovica dhe partnerët nga New Social Initiative dhe Nisma e Rinisë për të Drejtat e Njeriut – Kosovë, dhe e mbështetur nga populli amerikan përmes USAID-it në Kosovë.