Ndërtimi i raporteve miqësore mes të rinjve që janë rritur duke besuar se kjo nuk është e mundur, kërkon përpjekje të llojeve të ndryshme. Përvoja e gjatë na ka mësuar se ndryshimi fillon gjithmonë me një bisedë, por jo gjithmonë është e lehtë të vijmë deri te ndërtimi i një ambienti ku të rinjtë ndihen të sigurtë për të zhvilluar këto biseda. Mos të harrojmë se “lufta” e tyre është e dyfishtë: në njërën anë përballen me historitë që i kanë dëgjuar gjatë gjithë jetës dhe në anën tjetër me paragjykimet. Në këtë kohë, kur një numër i madh i njerëzve në Kosovë shfaqin hapur urrejtje ndër-etnike, është shumë e rëndësishme që në rastet kur duam të ndërtojmë narrativa të reja, kjo të bëhet në një ambient të ri – mundësisht larg atij ku jemi “ushqyer” me të keqen.
Përveç ambientit, një faktor tjetër i rëndësishëm është edhe qëllimi. Bisedat rrjedhin natyrshëm në momentin kur të rinjtë kanë një qëllim të përbashkët – madje miqësitë jetojnë më gjatë në këto raste. Duke pasur të gjitha këto në mendje, në kuadër të projektit ‘Reconciliation and conflict transformation’, kemi organizuar për herë të tretë kampin “HAJDE BRE” ku mblodhëm 22 të rinj nga të gjitha komunitetet, në Brezovicë, ku përveç lojërave dhe argëtimit, u trajnuan për 3 ditë me radhë për bazat e zhvillimit të faqeve të internetit.

Trajnimi u zhvillua në 3 ditë dhe studentët patën mundësi jo vetëm të njihen me teorinë e krijimit të një faqeje interneti, por edhe të zbatojnë njohuritë e marrë në mënyrë praktike. Kur filluan të punojnë në grupe, pamë një entuziazëm të madh dhe një energji rrezatuese. Të pyetur më pas se cila ka qenë pjesa e mirë e kampit, disa prej tyre e vecuan njohjen e kulturave të reja përmes punës grupore. Rezultatet e punës intensive ishin impresionuese. Por, pos kësaj, të rinjtë përmendën rëndësinë e lokacionit frymëzues, lojërat e zgjedhura dhe aktivitetet tjera të planifikuara.
1.What’s happening? Sta ima? Qa Ka? Qa ska? Një platformë online që ofron hapësirë për tregime dhe shkëmbim kulturor, duke promovuar edhe ngjarje kulturore në Kosovë (festivale, koncerte, ekspozita, etj.)
2.Vëzhgimi i Komunitetit: Zhvilloni një faqe interneti ku të rinjtë mund të raportojnë shqetësimet e sigurisë në komunitetet e tyre, të tilla si aktivitete të dyshimta, vandalizëm ose zona që kanë nevojë për përmirësim për siguri më të mirë. Kjo platformë mund të bashkëpunojë me autoritetet lokale ose grupet e vëzhgimit të lagjeve për të adresuar çështjet e raportuara.
3.Rrjeti i Sigurisë Dixhitale: Krijoni një faqe interneti ku të rinjtë mund të raportojnë shqetësimet e sigurisë në internet, si ngacmimet në internet, vjedhjet e identitetit ose përmbajtje të papërshtatshme. Kjo platformë mund të ofrojë këshilla për të qëndruar të sigurt në internet, burime për raportimin e sjelljeve abuzive dhe mbështetje për viktimat e krimeve në internet.
4.Qendra për Punësimin e të Rinjve: Krijoni një faqe interneti ku të rinjtë mund të kërkojnë punësim, mundësi. Kjo platformë mund të ofrojë burime për punëkërkuesit, udhëzime për të drejtat e punës dhe lidhje me ndihmën ligjore nëse është e nevojshme.

Kur u pyetën më vonë për pikat kryesore të kampit, disa prej tyre theksuan ekspozimin ndaj kulturave të reja përmes punës në grup. Rezultatet e punës së tyre intensive ishin mbresëlënëse. Megjithatë, përtej kësaj, të rinjtë theksuan gjithashtu rëndësinë e vendndodhjes frymëzuese, lojërave të zgjedhura me kujdes dhe aktiviteteve të tjera të planifikuara.
Ne kemi qenë dëshmitarë shumë herë se si ndryshojnë idetë dhe perceptimet e të rinjve për komunitetin fqinj pasi kalojnë kohë së bashku. Andrej, një nga pjesëmarrësit e kampit, na tha se “është shumë i kënaqur që ka fituar njohuri dhe miqësi të reja – dhe shpreson që këto miqësi të vazhdojnë”. Dëgjojmë shpesh fjali të tilla dhe besojmë se janë matësi më i madh i suksesit të këtij aktiviteti.
Ne jemi shumë të lumtur që u kemi dhënë këtyre të rinjve një aftësi që do ti ndihmojë në tregun e punës – dikujt si një element shtesë dhe dikujt tjetër ju kemi treguar sa shumë potencial ka ky profesion dhe i kemi frymëzuar për të vazhduar me mësime të reja. Në të gjitha rastet, këtë e kemi arritur përderisa kemi ndërtuar kujtime të reja dhe kemi vendosur bazën e disa miqësive të reja.