Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë viziton Community Building Mitrovica

Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë viziton Community Building Mitrovica

👉CBM pati kënaqësinë më të madhe të priste drejtoreshën e misionit të USAID-it në Kosovë znj. Zeinah Salahi në zyret tona. Znj. Salahi ishte e interesuar të takonte anëtarët e Rrethit Koheziv dhe të dinte më shumë për punën e tyre të përbashkët dhe iniciativat që rrjedhin prej tyre në bashkëpunim me ekipin e Pajtimit dhe Transformimit të Konfliktit (RCT) dhe CBM. Në vitin 2020, një nga vitet më sfiduese globalisht, CBM filloi zbatimin e Aktivitetit të Pajtimit dhe Transformimit të Konfliktit (RCT), të mbështetur nga populli amerikan përmes USAID-it në Kosovë. Aktiviteti inicioi shumë aksione të frytshme, një prej tyre ishte themelimi i grupit joformal të individëve aktivë nga rajoni i Mitrovicës – Rrethi i Kohezionit.

👍 Përveç ekipit të RCT dhe përfaqësuesve të CBM dhe USAID, takimi priti pesë anëtarë të Rrethit Koheziv nga rajoni i Mitrovicës. Në një diskutim të hapur, znj. Salahi u interesua të dijë se pse është e dobishme që anëtarët e Rrethit Koheziv të jenë pjesë e grupit dhe të marrin pjesë në iniciativa të përbashkëta dhe çfarë ndryshimesh po sjellin iniciativat e tyre të përbashkëta për qytetarët e rajonit të Mitrovicës? Në fund, pjesëmarrësit diskutuan se si kjo qasje inovative po kontribuon në ndërtimin e paqes, transformimin e konfliktit dhe dhënien e efektit katalitik në komunitete

Pas takimit, znj. Salahi vizitoi Tregun e Komunitetit në urën kryesore të Mitrovicës dhe pa drejtpërdrejt iniciativat e RCT në veprim, duke sjellë njerëz nga komunitete të ndryshme që janë shembuj kryesorë të bashkëjetesës.

Anëtarët tanë të Rrethit Koheziv dhanë informata të rëndësishme, për sfidat aktuale me të cilat përballen komunitetet tona, por më e rëndësishmja, si mund ta çojmë aktivitetin në një nivel tjetër, duke u përpjekur të gjejmë mënyrat më të mira që zërat e komuniteteve të dëgjohen në nivelet e larta.

🙌 Duam të falënderojmë znj. Salahi dhe përfaqësuesit e tjerë të USAID-it për kohën e përkushtuar për të vizituar Mitrovicën dhe Aktivitetin e RCT-së në veprim. Ne gjithashtu u jemi mirënjohës anëtarëve tonë të Rrethit Koheziv për kohën dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Transformimi i jetës në komunitetin tonë