Tregim dhe shfaqje e dokumentarit me Bardhyl Dobroshin dhe Milan Dobric

Tregim dhe shfaqje e dokumentarit me Bardhyl Dobroshin dhe Milan Dobric

Të hënën 19 Korrik ,në mbrëmje kemi bashkuar dy artistë nga veriu dhe jugu i Mitrovicës, për të treguar se si ata e përdorin artin për të thyer barrierat etnike në këtë qytet. Bardhyli dhe Milani përmendën një aktivitet të CBM-it si rast ku janë takuar për herë të parë me njëri-tjetrin para shumë vitesh, rast që sherbeu si pikë fillestare për të punuar së bashku, dhe mbi të gjitha, për t’u bërë miq të ngushtë. Ata kanë arritë të zbatojnë së bashku disa projekte arti, duke adresuar çështje shoqërore me artin e rrugës dhe duke zbukuruar muret me murale.
Ngjarja, e cila u mbajt në 7 Arte, ndezi shumë kuriozitet në mesin e entuziastëve të artit me prejardhje të ndryshme etnike nga Mitrovica, të cilët morën pjesë dhe e kthyen ngjarjen në një pikë takimi për të gjithë.
Arti me të vërtet i bashkon njerëzit.
Kjo ngjarje është pjesë e aktivitetit “Pajtimi dhe Transformimi i Konfliktit”, i cili zbatohet nga CBM në partneritet me YIHR KS dhe NSI. Ngjarja mbështetet nga populli amerikan përmes USAID në Kosovë.

Transformimi i jetës në komunitetin tonë