Shkolla e Edukimit Qytetar

Si pjesë e projektit “Nxitja e Bashkëpunimit Ndëretnik dhe Angazhimit Qytetar te të Rinjtë”, i mbështetur nga NED, CBM zbatoi sesionet e Shkollës së Edukimit Qytetar, duke bashkuar 34 të rinj nga Mitrovica e Veriut dhe e Jugut, Zubin Potoku, Zveçani dhe Leposaviqi/Leposavić. U organizuan 32 sesione, dy herë në javë, të cilat trajtuan tema kyçe si të drejtat e njeriut, komunikimi jodhunor, mendimi kritik, parandalimi i dhunës mes bashkëmoshatarëve, edukimi mediatik, barazia gjinore dhe dialogu ndërkulturor. Programi jo vetëm që forcoi njohuritë dhe aftësitë e të rinjve për pjesëmarrje qytetare, por krijoi edhe një hapësirë kuptimplote për shkëmbim ndëretnik, duke ndihmuar pjesëmarrësit të ndërtojnë besim, mirëkuptim të ndërsjellë dhe qëndrueshmëri, për t’u bërë anëtarë aktivë dhe të angazhuar të komuniteteve të tyre.

Transformimi i jetës në komunitetin tonë

Bashkohu me ne

Transformimi i jetës në komunitetin tonë