Thirrje e hapur – Ekspert në Ndërtimin e Paqes dhe Edukim

Thirrje e hapur – Ekspert në Ndërtimin e Paqes dhe Edukim

Aktiviteti i Transformimit të Pajtimit dhe Konfliktit kërkon një Ekspert në Ndërtimin e Paqes dhe Edukim për të përgatitur programin transformues të arsimit jo-formal.

Programi transformues i arsimit jo-formal synon të bëhet një material alternativ për edukimin rreth paqes me të rinjtë dhe mësuesit brenda arsimit ekzistues formal . Programi do t’i drejtohet shkollave të mesme, organizatave të arsimit jo-formal dhe institucioneve të tjera arsimore dhe praktikuesve në shoqërinë civile.

Dokumenti më poshtë përmban specifikimet e kornizës, qëllimin, kriteret standarde për të kryer shërbimet e kërkuara dhe udhëzimet për paraqitjen e aplikacionit.

Shkarkoni dokumentin: https://yihr-ks.org/site/wp-content/uploads/2021/06/Expert-in-Peace-Building-and-Education-Open-Call.pdf

Të gjitha palët e interesuara duhet të dërgojn CV -në e tyre, letrën motivuese dhe dokumentet shoqëruese të punës së mëparshme që ofrojnë ekspertizë më së voni deri më 16 korrik 2021, në aplikacionin@yihr.org

 

Transformimi i jetës në komunitetin tonë