Njerëzit që praktikojnë të njëjtin profesion – Gazetarët flasin për bashkëpunimin ndëretnik midis punëtorëve të medias

Njerëzit që praktikojnë të njëjtin profesion – Gazetarët flasin për bashkëpunimin ndëretnik midis punëtorëve të medias

Profesioni duhet të jetë gjuha kryesore e gazetarëve – tha një nga pjesëmarrësit në Mbrëmjen tonë të Tregimeve, gazetarja e Telegrafit Elfije Boletini.

Në ngjarjen e organizuar në tarracën e NSI, gazetarët nga komunitetet serbe dhe shqiptare në Kosovë diskutuan bashkëpunimin ndëretnik të punonjësve të mediave dhe pengesat me të cilat ata përballen në punën e tyre.

“Ne si qenie njerëzore thjesht nuk duhet të vërejmë termin shqiptar, serb, turk, boshnjak sepse të gjithë ne jemi njerëz që ushtrojmë të njëjtin profesion. Profesioni ynë do të na lidhë gjithmonë, dhe kur kjo të ndodhë nuk ka gjuhë, fe, apo ndonjë ndryshim tjetër. Unë i shoh të gjithë kolegët e mi si gazetarë dhe i kërkoj të bashkëpunojnë për të marrë ose dhënë informacion, ”shtoi Boletini.

Punonjësit e medias gjithashtu theksuan rëndësinë e raportimit të përbashkët nga gazetarë nga komunitete të ndryshme për të përcjellë një histori që është sa më afër realitetit dhe për të pasur njohje të larmishme me të cilat mund të shkëmbejmë kontakte.

Milica Radovanović, e cila punoi për disa portale lokale dhe shkroi një storie për një Rrjet rajonal të Gazetarisë Hulumtuese Ballkanike, foli për një vizitë të përbashkët studimore në Gjermani me kolegët shqiptarë, e cila rezultoi të ishte vendimtare për pjesën më të madhe të punës së saj të ardhshme.

“Gjashtë muaj pas udhëtimit po punoja në një storie dhe kisha nevojë për disa kontakte nga njerëz që normalisht janë shumë të vështirë për t’u arritur. Unë, si serbe, përkundër të gjitha përpjekjeve, kurrë nuk mund të arrija tek ata, dhe deklaratat e tyre ishin thelbësore për cilësinë e stories time. Dhe ishin pikërisht ata njerëz me të cilët kam qenë në atë udhëtim studimi që më ndihmuan, ndanë kontaktet e tyre me mua, dhe falë kësaj arrita të shkruaj storien time, ” tha Radovanović.

Një tjetër gazetare vendore dhe korrespondente e DW, Milica Andrić Rakić, theksoi se raportimi i përbashkët nga gazetarë nga komunitete të ndryshme është gjithashtu i rëndësishëm për diversitetin e perspektivave në storie.

“Një standard po ngrihet ngadalë për disa tema shumë të ndjeshme, ku perspektiva e dyfishtë është shumë e rëndësishme që raportimi të jetë i balancuar, të bëhet nga gazetarë nga komunitete të ndryshme. Unë mendoj se kjo është arsyeja më e rëndësishme pse është e nevojshme të kemi bashkëpunim mes gazetarëve sepse media është një nga dritaret më të rëndësishme në botë dhe nëse jeni të rrethuar nga raportime të njëanshme të cilat nuk përfshijnë perspektiva të ndryshme, është pak joreale të presësh që njerëzit të ndërgjegjësohen vetë dhe ata të ecin për të kërkuar atë perspektivë tjetër.”

Studentja e gazetarisë dhe ndikuesja e mediave sociale, Donjeta Zahiti, pa gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndëretnik për zhvillimin e gazetarisë hulumtuese në Kosovë.

“Gazetaria hulumtuese është ajo që gazetarët në Kosovë nuk mund ta praktikojnë për shkak të mungesës së sigurisë. Sidoqoftë, nëse bashkëpunojmë me gazetarët serbë, besoj se kjo do të na bënte më të fortë, më të sigurt se kemi informacion të besueshëm dhe se me të vërtetë mund të bëhemi gazetarë hulumtues.”

Mbrëmja e Tregimeve u organizua në fund të Qershorit kur një grup prej dhjetë personave nga Mitrovica Veriore dhe Jugore dhe Prishtina u mblodhën në orët e mbrëmjes në çatinë tonë në Mitrovicën Veriore, të gatshëm për të shkëmbyer historitë dhe përvojat e tyre në lidhje me bashkëpunimin ndëretnik midis punëtorëve të mediave.

Mbrëmja e tregimeve u organizua jo vetëm për të bashkuar profesionistë të rinj, por edhe për të prezantuar programin e Pajtimit dhe Transformimit të Konfliktit në mediat lokale.

Ky ishte një nga shumë aktivitetet e programit pesë-vjeçar për Pajtim dhe Transformim të Konfliktit që implementohet nga Community Building Mitrovica në partneritet me Youth Initiative for Human Rights – Kosovo dhe Iniciativën e Re Sociale (NSI).

Mbështetur nga populli amerikan përmes USAID-it në Kosovë.

 

Transformimi i jetës në komunitetin tonë