Vrapojmë për Unitet: Bashkohemi përmes Vrapimit për Tolerancë

Vrapojmë për Unitet: Bashkohemi përmes Vrapimit për Tolerancë

Në qytetin e bukur të Mitrovicës, toleranca ndëretnike ka një kuptim edhe më të thellë. Duke qenë se komunitetet e ndryshme jetojnë së bashku, pranimi i dallimeve dhe respektimi i tyre është jo vetëm i rëndësishëm, por edhe i nevojshëm. Lumi Ibër, i cili ndan jo vetëm simbolikisht, por edhe fizikisht qytetarët serbë dhe shqiptarë, është “simboli” i këtij qyteti. Tejkalimi i tensioneve historike është një proces i gjatë dhe kërkon përpjekje të përditshme. Por çdo veprim është një hap i vlefshëm në këtë proces të rëndësishëm për ndërtimin e tolerancës kudo në Kosovë.

Në këtë proces të gjatë dhe të rëndësishëm, çdo veprim është një bllok ndërtimi i paqës. Është thelbësore që çdo aktivitet të planifikohet mirë për të arritur rezultatin e dërshiruar. Në kuadër të projektit “Pajtimi dhe transformimi i konflikteve” i mbështetur nga USAID dhe i implementuar nga Community Building Mitrovica dhe partnerët, ne punojmë në këtë drejtim tash e 4 vite. Aktivitetet e përbashkëta të komuniteteve dhe ngjarjet që i bashkojnë ato janë motorë për ndërtimin e mirëkuptimit dhe tolerancës. Në vijim të këtyre aktiviteteve, në Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës organizuam dhe vrapimin paqësor “Vrapimi per Tolerancë” Më pas, vazhduam tek liqeni akumulues dhe në pjesën jugore, për tu kthyer më në fund në pikënisje.

Udhëtimi ynë së bashku, përveç ecjes dhe vrapimit, kishte edhe biseda dhe buzëqeshje. Pamja që mori qyteti ishte një nga ato pamje që dëshmojnë rendësinë e përpjekjeve në këtë aspekt. Kur krijojmë një mundësi për të rinjët që të kalojnë kohë së bashku, ne u kemi dhënë atyre mundësinë për të tejkaluar barrierat që janë ndërtuar nga ngjarjet apo historitë e së kaluarës. Në këtë mënyrë, ne kemi mbjellë farat e një të ardhme më ndryshe.

Kjo ngjarje jo vetëm që bashkoi komunitetet, por gjithashtu la një shembull të mirë për qytetin, duke nxjerrë në pah vlerën e unitetit. Edhe një here u vërtetua se çdo udhëtim është më i lehtë kur jemi bashkë. Duke qenë se toleranca krijon një mjedis ku secili ka mundësi të shprehet lirshëm, ndërtimi i një atmosfere të tillë është hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm në procesin e tejkalimit të ndarjeve. Një vrapim simbolik ose një shetitje na kujton vlerën e veprimeve të vogla. Një bisedë e thjeshtë ose një eksperiencë e përbashkët janë kujtime që i ruani për një kohë të gjatë. “Vraponi për Tolerancë” ishte gjithçka tjetër perveçse një garë, ishte nje garë drejtë një qëlimi të perbashkët. Ku ne pranojmë dallimet tona dhe i përqafojmë ato. 



 

Transformimi i jetës në komunitetin tonë