Tregimi i Historive në formën e një podkasti – Emir Hasani

Tregimi i Historive në formën e një podkasti – Emir Hasani

Muzika është një mjet i fuqishëm që bashkon individët, promovon besimin, ndjeshmërinë dhe shpesh dërgon një mesazh të fuqishëm. #RCT Activity, në episodin e fundit të podcast-it, priti Emir Hasanin, drejtor programi i Shkollës së Rokut në Mitrovicë, një vend që përmes muzikës lidh adoleshentët serbë e shqiptarë të Kosovës dhe komunitetet e tjera. Rikthen një traditë muzikore që e bën krenar qytetin e ndarë. Dhe investon në potencialin e të rinjve të qytetit.

Emiri filloi të merrej me muzikë në moshën 7-vjeçare, ndërsa gjatë kohes kur interpretonte gjithashtu studioi Pedagogji. Ai është një mësues aktiv i muzikës, trajner i grupeve muzikore, inxhinier i zërit dhe interpretues muzikor. Përmes punës së tij në Shkollën e Rokut në Mitrovicë dhe “Musicians Without Borders”, ai përdor në mënyrë aktive muzikën si një mjet për të kapërcyer ndarjen dhe për të lidhur të rinjtë nga prejardhje të ndryshme etnike.

Biseda filloi me kujtimet e Emirit për fillimet e Mitrovicës Rock School. Emiri tha se “Kjo është iniciativë e muzikantëve që ka filluar këtu në Mitrovicë. Mitrovica ka qenë gjithmonë qytet i muzikës, kështu themi ne muzikantët për qytetin tonë dhe gjithmonë ka pasur një skenë kulturore dhe mbi të gjitha një skenë muzikore. Para luftës, në këto grupe të përziera etnikisht luanin shumë njerëz dhe punonin së bashku në gjithçka, por në muzikë ishte shumë prezente. Pas konfliktit, ka pasur një ide që nga viti 2001, që kjo ide të përsëritet në skenën muzikore vendase. Por kjo ndodhi në vitin 2008, kur CBM me “Musicians Without Borders”, nga Holanda bënë diçka për këtë. Ata erdhën me idenë që të bëjnë një kamp me grupe muzikore, të ftojnë muzikantë të rinj nga pjesët veriore dhe jugore e Mitrovicës së ndarë, t’i mbledhin në një vend dhe t’i bëjnë të luajnë diçka dhe të shohin qartë se si do të tingëllojë e gjitha dhe nëse kjo do të ketë kuptim”.

Kur bëhet fjalë për bashkëpunimin dhe grupet etnike të përziera, shkolla ka programe të ndryshme në dispozicion të të rinjve dhe synimi është të ofrojë arsim cilësor, joformal dhe alternativ muzikor. Përveç kësaj, aspekti i lidhjeve njerëzore është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Programi bazë përbëhet nga mësime instrumentesh; kitarë, bas kitarë, piano, këndim, prodhim audio, bateri, punë në grup, etj. Ata gjithashtu kanë seminare me mësues nga komunitete të ndryshme që mësojnë studentët në të dy anët e lumit. Përveç ofrimit të mësimeve individuale, Shkolla e Rokut ka një program me grupe muzikore te përziera, i përbërë nga studentë me etni të ndryshme, të cilët krijojnë muzikën e tyre, dhe performojnë në koncerte në rajon.

Në pyetjen nëse Shkolla e Rokut në Mitrovicë ka kontribuar në procesin e pajtimit ndërmjet komuniteteve në qytetin tuaj, Emiri thotë se “varet në cfarë niveli. Mendoj se kemi thyer mitet dhe idetë e ndryshme të të rinjve që ekzistojnë në kokën e tyre kur nuk e njohin dikë. Dhe pastaj, ka shumë iniciativa, iniciativa të bukura, si në qytetin tonë ashtu edhe në mbarë Kosovën që njerëzit të njihen me njëri-tjetrin. Megjithatë, ajo që sapo thashë, është diçka kur zgjat me vite dhe kur ata vërtet e ndiejnë se janë aty, jo vetëm për arsye pajtimi, por janë aty edhe për të mësuar dhe punuar me veten, për t’u zhvilluar në çdo kuptim tjetër, dhe kjo është një vlerë shtesë. Ajo që është shumë e rëndësishme, sidomos për ne, është thyerja e asaj barriere dhe paragjykimeve ndaj njerëzve të tjerë, mendoj se kjo është e rëndësishme”.

Si dikush që është aktiv prej shumë vitesh dhe që ndryshon pozitivisht mentalitetin e të rinjve, Emiri ndan mesazhin e tij: “Për të rinjtë, ata duhet të kenë guxim, të provojnë disa gjëra dhe të mos kenë turp, edhe pse mund të mendojnë se nuk janë për atë gjë, por ata mund të habiten, thjesht le të përpiqen dhe mund të gjejnë diçka për veten e tyre, për diçka që mendojnë se nuk kanë talent dhe ndoshta jeta e tyre mund të ndryshojë për mirë”.

Ky ishte episodi i pestë i regjistrimit të podkastit si pjesë e komponentit të Tregimit të Historive të Aktivitetit të Pajtimit dhe Transformimit të Konflikteve. Episodet e ardhshme të podkasteve do të kenë histori frymëzuese dhe pozitive mbi pajtimin dhe proceset e ndërtimit të besimit në Kosovë.

Transformimi i jetës në komunitetin tonë