Për të vepruar në nivel individual dhe për të nxitur pajtimin, si dhe për të ndarë një histori të një shembulli pozitiv të bashkëpunimit multietnik, ekipi i RCT organizoi një tjetër ngjarje tregimi, më 25 tetor, në Mitrovicën e Veriut.
Ngjarja u ndoq nga më shumë se njëzet shqiptarë të Kosovës dhe serbë të Kosovës, të cilët ishin të ngazëllzyer për të dëgjuar një histori të dy tregimtarëve tanë nga komuniteti shqiptar dhe serb i Kosovës, të cilët ndajnë përkushtim dhe pasion vetëmohues për të ndihmuar kafshët në nevojë. Edhe pse autoritetet qendrore dhe lokale dhe të dyja administratat komunale në qytetin e ndarë të Mitrovicës nuk po bëjnë sa duhet për të ndihmuar dhe zgjidhur këtë çështje shumë dekadash, Këta të dy nuk po dorëzohen!
Prandaj, historia e Vesna Generalović dhe Ismet Rukecit është ndryshe nga të tjerat. Pasi panë vrasjen e pamëshirshme të kafshëve endacake nga autorë të panjohur, ata vendosën të veprojnë! Vesna dhe Ismeti, së bashku me qytetarë nga të dyja pjesët e qytetit, shpëtuan dhjetëra kafshë endacake dhe i strehuan.
Çështja e kafshëve endacakë në nivel lokal në Mitrovicë po prek të dyja pjesët e ndara të qytetit, por Vesna dhe Ismeti janë shembull i bashkëpunimit ndëretnik dhe i lënies anash presionit shoqëror. “Nuk më kujtohet se si dhe kur u takuam, por e di që dashuria për kafshët na bashkoi. Nuk më interesojnë bindjet etnike ose fetare të dikujt nëse i duan kafshët sepse vetëm një njeri i mirë mund t’i dojë ata”, tha Vesna. Ismeti shtoi “Unë dhe Vesna praktikisht u bëmë një familje. Jo vetëm ne të dy, por të gjithë ne që jemi vullnetarë vetëm që të shpëtojmë një kafshë tjetër. Ne jemi të bashkuar në diversitet. Ne jemi të bashkuar për të bërë atë që institucionet tona nuk arritën ta bëjnë.”
Shpesh, individët që janë të apasionuar pas ndryshimeve pozitive detyrohen të kontribuojnë vetë në përmirësimin e jetës së tyre të përditshme. Prandaj, Aktiviteti i RCT po kontribuon në ofrimin e hapësirës për diskutimin e çështjeve reciproke dhe iniciativave të llojeve të ndryshme.
Prandaj, grumbullimi përmes aktiviteteve të ndryshme si tregimi i historive është i nevojshëm për të ndarë shembuj pozitivë të bashkëpunimit multikulturor dhe për të promovuar shembuj pozitivë brenda shoqërisë kosovare. Më e rëndësishmja përmes tregimit, RCT promovon pajtimin dhe jep një shembull se bashkëpunimi kulturor dhe multietnik është i mundur, pavarësisht nga presionet politike dhe jo nga vullneti i autoriteteve lokale dhe qendrore për të bërë më shumë në lidhje me ndërtimin e paqes dhe transformimin e konflikteve.