TREGIME TË FUQIZIMIT: GRATË NË BIZNES

Mbi 100 gra nga  Mitrovica e Veriut dhe e Jugut, të cilat vijnë nga komunitete  të  ndryshme, zona rurale dhe urbane, kanë qenë pjesë e projektit ”Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”. Projekti ka për qëllim që të kontribuojë në përmirësimin ekonomik dhe social në Veri dhe Jug të Mitrovicës përmes përfaqësimit të gruas në zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e ambientit mbështetës të biznesit për gratë që fillojnë biznes.


KONFERENCË PËR MEDIA MBI ARRITJET E PROJEKTIT ‘’WOMEN START-UPS’’

Me datë 8 dhjetor, CBM organizoi konferencën përmbyllëse për media të projektit ”Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”. Me këtë rast u prezantuan arritjet e projektit, ndërsa të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësuesit e mediave dhe përfitueset e projektit.



50 GRA PJESË E PROJEKTIT ‘BIZNESET FILLESTARE’ PROMOVUAN PRODHIMET DHE SHËRBIMET E TYRE

Me 22 nëntor, 50 pjesëmarrëse të projektit ”Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës” patën mundësi që të promovojnë prodhimet si dhe shërbimet e tyre në panairin ‘’Gratë në biznes - Mitrovica, 2016’’.


PËRFSHIRJA E GRAVE NË BIZNES KONTRIBUON NË ZHVILLIMIN EKONOMIK NË MITROVICË

Community Building Mitrovica dhe D & G Solutions organizuan konferencën ‘Gratë në biznes’ në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës’’. Në këtë konferencë që u shënua nga diskutimet inkurajuese u prezantuan të arriturat e projektit që kanë rezultuar në fuqizimin ekonomik të grave në Mitrovicën e Veriut dhe të Jugut.


KOMUNIKATË NJOFTUESE: CBM DO TË ORGANIZOJË KONFERENCË PËR GRATË NË BIZNES

Me datë 25 nëntor, 2016 - Community Building Mitrovica do të organizojë konferencë për gratë në biznes në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”. CBM në partneritet me D&G Solutions ka filluar implementimin e këtij projekti 2 vite më parë, dhe mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, Fondacioni MOTT dhe Komuna e Mitrovicës sëJugut.


KOMUNIKATË NJOFTUESE: CBM DO TË ORGANIZOJË PANAIR PËR GRATË NË BIZNES

Me datë 22 nëntor, 2016 -  Community Building Mitrovica do organizoj panair  për gratë në biznes në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”. CBM ka filluar implementimin e këtij projekti 2 vite më parë, dhe mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, Fondacioni MOTT dhe Komuna e Mitrovicës së Jugut.


Gratë nga rajoni i Mitrovicës ngrisin aftësitë e tyre praktike në fushën e biznesit

Gratë nga Veriu dhe Jugu i Mitrovicës të cilat kanë përfituar grante, në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”, kishin mundësinë të jenë pjesë të një vizite shkëmbyese studimore në Bujanovac/Bujanoc(Serbi) dhe Gostivar(Maqedoni). Në kuadër të këtij aktiviteti ato vizituan bizneset e ndryshme dhe për dy ditë e gjysmë ndanë përvojën e tyre me gratë sipërmarrëse nga Komuna e Bujanocit, respektivisht e Gostivarit.