ASAMBLEJA E CBM-IT MBAJTI TAKIMIN VJETOR

Community Building Mitrovica mbajti takimin vjetor të Asamblesë. Drejtoresha ekzekutive e CBM-it znj. Afërdita Sylaj Shehu i raportoi Asamblesë mbi punën dhe projektet e implementuara nga Community Building Mitrovica në vitin 2016, si dhe për planet e ardhshme për vitin 2017. Në takim u diskutua për rezultatet, si dhe prioritetet e organizatës për të ardhmen. Anëtarët e Asamblesë shqyrtuan raportin e prezantuar para tyre, dhe kontribuan me sygjerime të ndryshme mbi zhvillimin e CBM-it në të ardhmen.


TË PËRKUSHTUAR NDAJ ZHVILLIMIT PROFESIONAL TË STAFIT TONË

Community Building Mitrovica ka organizuar trajnim për ngritjen e kapaciteteve të stafit të saj, në fushën e  aftësimit verbal dhe në të shkruar me qëllim të fuqizimit të organizatës duke i dhënë mundësinë stafit për të arritur potencialin e tyre të plotë. Trajnimi ishte i fokusuar në drejtim të punës me media dhe u mbajt nga trajnues me përvojë. Si i tillë objektivi i këtij trajnimi ishte i projektuar për të rritur vizibilitetin dhe për të siguruar ndikim më të madh të punës së CBM-it.


AMBASADORI i Norvegjisë Në Kosovë TAKON Shoqërinë CIVILE Në Mitrovicë

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Zt.Strand Sjaastad vizitoi CBM-in dhe u takua me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Mitrovicë. Me këtë rast  Zt.Sjaastad shprehu interesin e tij që të dijë më shumë për projektet dhe punën e shoqërisë civile, si dhe në përgjithësi për situatën në Mitrovicë.


Njoftim

CBM ju fton të ndiqni ndeshjen e volejbollit, në mes të Klubit të volejbollit të femrave “Trepça” dhe atij “A.Drita” nga Gjilani.


CBM organizoi planifikimin strategjik

Për dy ditë Community Building Mitrovica ka planifikuar strategjinë e saj për periudhën deri në vitin 2020.


CBM feston përvjetorin e 15-të

Community Building Mitrovica ka arritur një moment kulminante këtë vit, me rastin e festimit të 15 - vjetorit të ekzistencës. Të enjten me datë 15.09.2016, CBM organizoi një event të paharrueshëm me punonjësit e saj, partnerët, donatorët dhe miqtë për të festuar këtë arritje. Gjatë gjithë historisë dhe rritjes CBM formësoi pozitivisht komunitetin, realizoi projekte të cilat kanë pasur një ndikim vital dhe të qëndrueshëm në jetën e qytetarëve të Mitrovicës dhe sherbeu si urë e bashkëpunimit.