CBM thellon bashkëpunimin me Komunën e Zubin Potokut

Community Building Mitrovica ka përmbyllur suksesshëm Memorandum të Mirëkuptimit me Komunën e Zubin Potokut, në vazhdën e nënshkrimit të Memorandumeve me Komunat Veriore të Kosovës. Kjo marrëveshje ka për qëllim të vendosë një bashkëpunim konstruktiv që mundëson OSHC-të kryejnë rolin e tyre monitorues të institucioneve lokale.


CBM konsolidon bashkëpunimin me Komunën e Zveçanit

Community Building Mitrovica ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit me Komunën e  Zveçanit me qëllim të përmirësojë bashkëpunimin dhe të inkurajojë këtë Komunë të jetë më e hapur, dhe t’i mundësoj shoqërisë civile që të luajë rolin e saj monitorues. Kjo marrëveshje vë theksin në angazhimin dhe përgjegjësin për të nxitur debatin publik dhe për të mbajtur qytetarët të informuar mbi punën e kësaj Komune. Ky memorandum është një hap më afër objektivit që të rrisë përgjegjshmërin, llogaridhënien dhe transperencën e institucioneve lokale përmes pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile.


CBM dhe Komuna e Mitrovicës së Jugut nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Community Building Mitrovica dhe Komuna e Mitrovicës së Jugut gjatë ditës së sotme i intensifikuan dhe më tepër marrëdheniet me anë të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të menaxheres së programit për qeverisje të mire në CBM - Florentina Hajdari Hajra, përfaqësuesit të Ekipit Regjional të Monitorimit nga OJQ 7 Arte - Lulzim Hoti dhe Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut - Agim Bahtiri. Ky Memorandum u nënshkrua në kuadër të projektit ‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon : në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’ me synim që të kontribuoj në vazhdimin e marrëdhenieve të mira dhe bashkëpunimit në mes të të lartëpërmendurve, dhe të ndikoj ne rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit në nivel lokal.


Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të MRMT dhe Komunës së Skenderajit

Menaxherja e programit për qeverisje të mirë në Community Building Mitrovica Znj.Florentina Hajdari Hajra, përfaqësuesi i OJQ-së ‘Prehja’ në Ekipin Regjonal të Monitorimit Zt.Jeton Rushiti dhe Nënkryetari i Komunës së Skënderaj Zt.Fadil Nura sot kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit në kuadër të projektit ‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon: në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’. Ky Memorandum do të kontribuojë në ngritjen e bashkëpunimit të mirë në mes të institucioneve lokale dhe shoqërisë civile, duke avancuar ambientin në të cilin organizatat e shoqërisë civile me rol monitorues shtrijnë aktivitetin e tyre. Nënshkrimi i memorandumit tregon angazhimin dhe vendosmërinë e Komunës së Skenderaj në ngritjen e transparencës në raport me OSHC-të duke u lejuar që angazhimin konstruktiv korrektues t`a intensifikojnë më tutje.


CBM organizon ceremoninë përmbyllëse të projektit ‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon: në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’

Community Building Mitrovica (CBM) dhe Koalicioni: Qendra për Rini, Burime dhe Media, gjatë ditës së sotme organizuan ceremoninë përmbyllëse të projektit ‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon: në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’. Në këtë event ishin prezentë Zt.LiborChlad – zëvendës udhëheqës i sektorit të bashkëpunimit, në Zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë, Znj.Anika Snel – këshilltare për çështje të përgjithshme dhe politike në Ambasadën Mbretërore të Holandës në Kosovë, nënkryetari i Komunës së Mitrovicë së Jugut Zt.Safet Kamberi, dhe përfaqësues të lartë të institucioneve lokale të shtatë komunave të monitoruara në kuadër të këtij projekti.