CBM DHE PARTNERËT NXISIN DIALOGUN NË MES TË INSTITUCIONEVE KOMUNALE DHE QYTETARËVE NË SKENDERAJ

Në bashkëpunim me Iniciativën Qytetare të Skenderajt, IQS pjesë e Ekipit Regjional te Monitorimit, Community Building Mitrovica ka realizuar debatin “Rëndësia e konsultimeve publike në planifikimin e politikave lokale”. Ky debat kishte për qëllim nxitjen e dialogut në mes të institucioneve komunale dhe qytetarëve, dhe u realizua në kuadër të projektit“Programi për zhvillim gjithëpërfshirës”,implementuar në bashkëpartneritet me UN-Habitat dhe Pax.





CBM ORGANIZON TAKIMIN MUJOR ME EKIPIN MONITORUES TË RAJONIT TË MITROVICËS

Më 27 Janar, Community Building Mitrovica organizoi takimin mujor me Ekipin Monitorues të Rajonit të Mitrovicës, takim ky që u kryesua nga Florentina Hajdari Hajra(Menaxhere e Programit për Qeverisje të mirë në CBM) dhe Michael Warren nga organizata holandeze PAX. Anëtarët e EMRM-së u informuan mbi programin e ri të përbashkët në mes të UN Habitat, PAX dhe CBM të quajtur "Nxitja e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjes së mirë në Kosovë".



TAKIMI KONSULTATIV MBI BASHKËPUNIMIN NË MES TË QEVERISË DHE SHOQËRISË CIVILE

Community Building Mitrovica në bashkëorganizim me Platformën CiviKos, përkrahur nga Zyra e TACSO-së në Kosovë, me datë 9 nëntor organizoi takim konsultativ me organizatat e shoqërisë civile nga rajoni i Mitrovicës.