CBM DHE PARTNERËT NXISIN DIALOGUN NË MES TË INSTITUCIONEVE KOMUNALE DHE QYTETARËVE NË SKENDERAJ

Në bashkëpunim me Iniciativën Qytetare të Skenderajt, IQS pjesë e Ekipit Regjional te Monitorimit, Community Building Mitrovica ka realizuar debatin “Rëndësia e konsultimeve publike në planifikimin e politikave lokale”. Ky debat kishte për qëllim nxitjen e dialogut në mes të institucioneve komunale dhe qytetarëve, dhe u realizua në kuadër të projektit“Programi për zhvillim gjithëpërfshirës”,implementuar në bashkëpartneritet me UN-Habitat dhe Pax.