Rreth CBM


Community Building Mitrovica (CBM) është  organizatë lokale jo-qeveritare (OJQ) që operon në fushën e paqes dhe ndërtimit të komunitetit në rajonin më të gjerë të Mitrovicës, në Komunat e  Veriut  të Kosovës. Qëllimi i përgjithshëm i CBM është të lehtësojë kontaktin dhe dialogun në mes të qytetarëve në tërë Komunën e Mitrovicës. Stafi CBM-it konsiston në qytetarë të devotshëm - Serbë dhe Shqiptarë - të cilët janë rritur në këtë rajon dhe dëshirojnë që të rivendosin besimin që ka ekzistuar më herët,  dhe madje edhe miqësinë që konflikti dhe politika kanë shkatërruar.

Duke mbështetur shumë projekte konkrete të cilat adresojnë nevojat direkte të komuniteteve lokale, CBM kontribuon në mënyrë modeste në drejtim të përmbushjes së qëllimit të saj. Puna gjatë viteve të fundit i ka fituar organizatës një reputacion të fuqishëm në të dy anët e Lumit  Ibër. Fushat në të cilat operon CBM janë: media,  kultura,  rinia,  gratë,  minoritetet,  dialogu, kthimi i refugjatëve dhe personave të zhvendosur.

Projektet e CBM-it janë të hapura për pjesëtarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë, dhe më gjerë. CBM bashkëpunon dhe me OJQ-të tjera, ndihmon me iniciativat lokale dhe punon me institucionet lokale dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të inicimit, zhvillimit dhe implementimit të aktiviteteve, në të mirën e komuniteteve në Mitrovicë, dhe më gjerë.

Që nga Shkurti 2003, CBM dhe zyrtarisht është regjistruar nën rregulloren e UNMIK-ut 1999/22 mbi regjistrimin dhe funksionimin e OJQ-ve në Kosovë (Certifikata e Regjistrimit të OJQ-së). Ajo njëkohësisht ka marrë certifikaten me status si OJQ me beneficione publike. (Rregullorja e UNMIK-ut 1999/22).

 

Misioni dhe Vizioni i CBM

 

Mitrovica, një vend i sigurt dhe divers ku institucionet e përgjegjshme, shoqëria civile dhe qytetarët aktivë vlerësojnë dallimet në një kulturë demokratike.

CBM është organizatë-bazë ndëretnike që identifikon, nxit dhe lehtëson komunikimin dhe veprimet e përbashkëta të qytetarëve në rajonin e Mitrovicës me qëllim të promovimit të bashkëpunimit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike.

 

 

HISTORIA E CBM

 

Community Building Mitrovica (CBM) është organizatë lokale e Shoqërisë Civile (OSHC), me seli në Mitrovicë, Kosovë, e cila është iniciuar në mars të vitit 2001 nga organizata holandeze IKV PAX. CBM ka filluar punën e saj me  drejtor ndërkombëtar, dhe ka operuar me një zyrë në jug, dhe një në pjesën veriore të Mitrovicës. Në fillim të vitit 2003, organizata jonë është regjistruar zyrtarisht si  'OSHC' Kosovare, dhe që atëherë i gjithë stafi operon nga zyra në jug, me bazë në ish-zonën e Sigurimit, të udhëhequr nga drejtor vendor/lokal.